Është mbyllur pas rreth 2 orë e gjysmë protesta e opozitës në ambientet e jashtme përballë parlamentit të Republikës së Shqipërisë.
Protesta u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje mes mbështetëve të opozitës dhe efektivëve të policisë.
Për rreth 2-orë e gjysmë, pjesëmarrësit në tubim tentuan që të çanin kordonin e policisë dhe të hynin brenda perimetrit të sigurisë së parlamentit.
Ashtu sikurse edhe në protestat e opozitës përballë Bashkisë Tiranë, edhe në këtë tubim u ndoq i njëjti skenar me djegien e gomave dhe hedhjen e vezëve në drejtim të policisë.
Si pasojë e përplasjes u plagosën lehtë dy efektivë të policisë, ndërkohë që uniformat blu përdorën dhe spray lotjsellës për shpërndarjen e turmës.
Me pankarta në duar dhe nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.
Protesta e opozitës vjen pas investigimit të emisionit Rai 3, ku u hodhën akuza për lidhje të qeverisë me personazhe të inkriminuar.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit