Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tiranë ka miratuar listën e dokumentacionit për regjistrimin e emigrantëve që do të votojnë për zgjedhjet e 2025-ës. Për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, emigrantët duhet të dokumentacion që vërteton qëndrimin jashtë Shqipërisë dhe adresën nga ku votojnë.
Të dhënat e identitetit të shtetasit verifikohen nga KQZ-ja në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe, nëse ato janë të njëjta, bëhet nga DPGJC-ja regjistrimi në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile i adresës së shtetasit që voton jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në një rubrikë të veçantë.
Gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) të paktën një nga dokumentet e listuar më poshtë që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:
1. Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;
2. dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj, i lëshuar nga autoritetet përkatëse.
3. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
4. dokument/e bankare (kontratë kredie, vërtetim/statement bankar etj), e cila përmban adresën e banimit;
5. kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
6. kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;
7. kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
8. kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
9. Leje drejtimi (patentë), në rastet kur shënohet adresa e banimit;
10. dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;
11. çdo dokument tjetër, i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e vetëdeklaruar jashtë vendit.
Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë, që aplikojnë në PER për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë vendit, nuk mund të jetë më shumë se 6 (gjashtë).
Vetëm për shkaqe të përligjura, dhe pas paraqitjes së dokumentacionit provues ligjor, PER do të lejojë regjistrimin në të njëjtën adresë të më shumë se 6 shtetasve shqiptarë./abcnews.al
Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetar...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë