Google ADS

Tiranë, humb jetën punëtori, bie nga lartësia

17:05 | 3 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë.

Rreth orës 16:10, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi I.B., 56 vjeç, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme