Google ADS

Tiranë, fëmija bie në pusetën 10 m të thellë, nxirret pas 1 ore

23:03 | 5 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Një i mitur ka rënë në një puset në kryeqytet, pranë zonës së njohur si Liqeni i Thatë, mbrëmjes e sotme.

Raportohet se fëmija i cili është i moshës 5-vjeçare, ka qëndruar për rreth një orë në pusetë. Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës që ka bërë të mundur nxjerrjen e tij.

Puseta në të cilën ka rënë 5-vjeçari, raportohet të ketë qenë 10 metra e thellë, ku fatmirësisht nuk ka pasur ujë, gjë e cila mund të ishte fatale për të.

Mësohet se i mituri ka pësuar lëndime nga rënia në pusetë dhe për këtë është nevojitur transportimi i tij drejt spitalit. Në vendngjarje kanë shkuar edhe shërbimet e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme