Tiranë| Falja e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej”

08:01 | 2 Maj 2022
arbresh.info

Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Fitër Bajramit në sheshin ‘Skëndërbej’.

Mijëra të tjerë e kryen ritin fetar në sheshe, e xhami kudo në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Festimet e Bajramit filluan që në orët e para të mëngjesit.

Në Tiranë fjalën përshëndetëse e mbajti kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme