Autostrada Tiranë – Durrës do të jetë me pagesë, por tarifa që do të paguajnë qytetarët në këtë aks nuk është vendosur ende. Ministria e Infrastruktures thotë se gara për të zgjedhur konçesionarin do të hapet në shtator dhe trau i pagesës do të vendoset vetëm pas zgjerimit dhe rehabilitimit të autostradës.
Autostrada Tiranë-Durrës do të bëhet me pagesë. Kjo do të ndodhe vetëm pasi ajo të jetë zgjeruar dhe segmenti rrugor nga Tirana në Plepa të ketë përfunduar së rikonstruktuari.
Vlera e tarifës nuk është vendosur, ndërkohë që në vjeshtë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapë garën për të përzgjedhur kompaninë e cila do ta marrë me konçesion.
Fituese sipas Ministrisë do të zgjidhet kompania që ka bërë ofertën më të mirë, si për cilësinë e rrugës, ashtu edhe për nivelin e taksës për automjetet që do të kalojnë aty.
Ndryshe nga koncesioni i mirëmbajtjes së rrugës së Kombit, pagesa për autostradën Tiranë – Durrës do të bëhet në bazë të kilometrave që do të përshkojë automjeti.
Mendohet që rruga të ketë 3 dalje të tjera veç hyrje –daljeve krysore në Tiranë e Durrës: një në aksin që të lidh me aeroportin, një në Vorë dhe një tjetër në afrësi të Sukthit.
Në 2018-ën një kompani indiane e përfaqësuar në Shqipëri nga firma “Albstar” dhe “Trema inxhiering” dorëzoi një ofertë të pakërkuar për të zgjeruar autostradën e më pas për të rehabilituar rrugën e vjetër të Ndroqit, e cila nuk do të jetë me pagesë dhe do të jetë si një segment alternativ.
Qeveria ende nuk ka dhënë një bonus për këtë ofertë.
Kostoja e zgjerimit të autostradës që u propozua nga kjo kompani ishte 380 milion euro, para të cilat do të jepen nga kompania dhe do të mblidhen më pas sipas një formule, ku një pjesë do t’i japë buxheti i shtetit e një pjesë do te sigurohet nga tarifa që do të vilet.
Në bazë të një studimi fizibiliteti të kryer nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, rekomandohet që tarifa për një kalim në këtë aks prej 34 kilometrash të jetë 1.2 euro. /ABC news Albania
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...