Google ADS

Tiranë: Biznesmeni i njohur tenton të nxjerrë jashtë 400 mijë dollarë, ia bllokojnë

16:02 | 28 Maj 2020
Arditë Shkodra

LLogaria bankare e një biznesmeni të njohur në Tiranë, me vlerën e 400 mijë dollarëve është vendosur në sekuestro preventive nga policia e Tiranës me urdhër të prokurorisë.

Bëhet fjalë për një shumë prej 400 mijë dollarë, e bllokuar në llogarinë e biznesmenit administrator i një shoqërie SHPK, i cili po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit. Ora News meson se llogaria e sekuestrua është e biznesmenit Aleksandër Gavoçi.

Sekuestroja preventive u be pas hetimit të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrimit datë 26.05.2020, u bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” informon policia.

Po i kalonte tek vellai- Shuma e parave është bllokuar në momentin që A.G do t’ia kalonte me transaksion bankar vëllait të tij në një tjetër kontinent(Australi), i quajtur I.G, i cili u akuzua se ka kryer një krim të rëndë disa vite më parë në Tiranë.

Bëhet fjale per nje krim te ndodhur 15 vite më parë.

“Vendosja e sekuestros preventive, u b pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij” vijon policia.

Të njëjtat burime sqaruan se shuma e konsiderueshme e parave është bllokuar pasi biznesmeni nuk i kishte ato të deklaruara.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme