Tiranë, babai godet me thikë djalin

23:38 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Një sherr në një familje në Tiranë për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në një banesë në rrugën “Behlul Hatibi”, ku kryefamiljari ka goditur me thikë të birin, duke e lënë të plagosur.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në vrazhdën e një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri, O. Çika, rreth 20 vjeç, është dërguar në spital. Sipas burimeve spitalore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në dijeni për ngjarjen nga një telefonatë rreth orës 20:35. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:

O. Çika, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë, është goditur me thikë nga i ati, Bujar Çika, rreth 57 vjeç.

Teksa i biri është dërguar në spital, Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Ndërsa një grup hetimor është ngritur dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme