Një 40-vjeçar që punon në institucion publik në Tiranë është arrestuar për korrupsion ditën e sotme.
Gjithashtu tre persona janë përfshirë në një sherr dy net më parë në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Sipas policisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë u referuan materialet për G. Xh, 38 vjeç dhe R. Xh, 31 vjeç pasi goditën me sende të forta A. Xh..
Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre.
Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Njësisë FAST ALBANIA në DPPSH bënë kapjen dhe ekzekutimin e vendimit penal të shtetasit A. K., 40 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. N., 20 vjeç dhe Xh. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko” gjatë kontrolleve fizike, banesave dhe të ambientit perreth ku u konstatuan këta dy shtetas, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje, një armë të ftohtë dhe një peshore elektronike.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit M. R., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. T., 28 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij, sherbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë(përforcues grushti).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit A. K., 42 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën dhe një paisje shtëpiake shtetasit B. K.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Më datë 28.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin R. M., 56 vjeç, pasi në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, duke pastruar barishtet me anë të zjarrit, nga pakujdesia, zjarri ka marrë përmasa, dhe janë djegur një sipërfaqe tokë djerrë dhe një sipërfaqe vreshta.
Më datë 27.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit G. Xh, 38 vjeç dhe R. Xh, 31 vjeç, sepse mbremjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi i pallateve “Delijorgji”, kanë goditur me sende të forta, shtetasin A. Xh.
Më datë 28.09.2021, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në banesë, është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu çifte, shtetasi M. G, 87 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore./tch
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...