Një 28-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia në Shqipëri pasi vidhte llogari të shtetasve kosovarë në rrjetin social Facebook dhe i përdorte për të përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e tyre.
Për të kryer këtë veprimtari të paligjshme të përfitimit të parave nëpërmjet mashtrimit, Liridon Peka bashkëpunonte edhe me persona të tjerë.
Ata fillimisht merrnit profilet personale të personave të ndryshëm nga Kosova dhe më pas komunikonin me familjarët dhe të afërmit, iu kërkonin shuma të ndryshme parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera.
Pasi merrnin mesazhet në rrjetet sociale, të afërmit dërgonin shumat e parave me anë të rrjetit të trasnfertave monetare, shuma që arrijnë në vlerën e mbi 100 mijë eurove.
Sipas policisë, në kuadër të operacionit “Account” u sekuestruan 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, pas tërheqjes së shumave monetare nga 28-vjeçari Liridon Peka.
Ai u zbulua pas denoncimeve të marra nga disa shtetas nga Kosova për vjedhjen e llogarive të tyre dhe përdorimit për të kërkuar para nga familjarët e tyre.
Njësia “C” për hetimin e krimeve kompjuterike në policinë kriminale ka dyshime se 28-vjeçari në bashkëpunim edhe personat e tjerë që po verifikohen, të kenë mashtruar njerëz të tjerë dhe të kenë përfituar më shumë vlera monetare./tvklan.al.
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...