Një 36-vjeçar, shofer autobusi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me dokumente dhe patentë të falsifikuar.
Arrestimi i tij u bë në kuadër të zbatimit të Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor.
“Shtetasi me iniciale F.K., vjec 36 u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Autobuz” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.
Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Proceduriale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar”, thotë policia./gsh/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...