Një 33-vjeçar me precedent të theksuar kriminal është arrestuar nga policia e Tiranës.
Në pranga është vënë shtetasi K. Gj., lindur dhe banues në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal.
Policia thotë se i riu ishte me masë arrest në burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
33-vjeçari u arrestua në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan./oranews
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...