Policia e Tiranës ka arrestuar 2 të rinj nga Laçi dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të dyshuar për një sërë vjedhjesh.
Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe 1 shtetas që kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një biçikletë të vjedhur.
”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. GJ., 20 vjeç dhe O. F., 22 vjeç, të dy banues në Laç.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
– E. N., 23 vjeç dhe L. D., 27 vjeç, të dy banues në Laç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë dhe autorë të disa vjedhjeve të tjera dhe dëmtimeve të një numri të konsiderueshëm automjetesh dhe biçikletash, konkretisht:
-Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases R. P. dhe kanë vjedhur sende elektroshtëpiake.
-Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit E. K. dhe kanë vjedhur një palë syze dhe një çantë.
-Më datë 02.07.2020, në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetasit O. S.
-Më datë 03.07.2020, në rrugën “Marije Kraja” kanë thyer xhamat e 4 mjeteve.
-Më datë 04.07.2020, në rrugën “Artan Lenja” kanë thyer xhamat e 6 mjeteve.
-Më datë 05.07.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” kanë thyer xhamat e 9 mjeteve.
-Më datë 07.07.2020, në rrugën “Jusuf Virjoni”, kanë thyer xhamin e mjetit në pronësi të shtetases H. M.
-Më datë 07.07.2020, në rrugën “Perlat Rexhepi”, kanë thyer xhamin e mjetit të shtetasit M. N., ku kanë marrë një palë syze dhe një shumë parash.
-Më datë 07.07.2020, në rrugën “Zef Jubani”, kanë thyer xhamin e mjetit në përdorim nga shtetasi E. R.
Në vijim të veprimeve hetimore është gjetur dhe sekuestruar një biçikletë e vjedhur, të cilën këta shtetas ia kishin shitur shtetasit K. GJ., i cili u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrim i pronës” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”./TCH
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...