75-vjetori i krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut është përshëndetur nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Presidenti Bajram Begaj me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohje për aleatët dhe thotë se pa NATO-n siguria globale është e paimagjinueshme.
Ndërsa Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përmes një videomesazhi thotë se NATO qëndron si një garantues i palëkundur i sigurisë kolektive për të gjithë aleatët e saj, e gatshme të qëndrojë e tillë edhe për shumë dekada të tjera.
Shefi i diplomacisë shqiptare thekson se Shqipëria do të vazhdojë kontributet me përkushtim dhe entuziazëm të palëkundur në kërkim të paqes, sigurisë dhe prosperitetit./tvklan.al
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani