Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e atdheut shqiptarët nga e gjithë bota

12:35 | 28 Nëntor 2024
E.G

Tirana është veshur këtë të enjte 28 nëntor me ngjyrat kuqezi për të kremtuar 112 vjetorin e Ditës së Pavarësisë.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nisur Parada e Shqiptarëve, ku një nuëmr i lartë pjesëmarrësish të veshur me veshje tradicionale nga krahina të ndryshme, po përshkojnë bulevardin kryesor të Tiranës.

Parada pritet të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”. Hapja e saj u bë disa aktorë të veshur si ismail Qemali dhe firmëtarët e pavarësisë.

Flamujt kombëtar ishin vendosur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombëtar”, ku ngjyrat kuqezi kishin “veshur” dhe institucionet kryesore të vendit.

Ndërkohë që në qiell fluturonin dy balona me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, një numër i madh qytetarësh u vendosën në të dyja anët e bulevardit dhe morën pjesë në festimet për Ditën e Pavarësisë.

Poarada e shqiptarëve mbahet për të dytin vit radhazi në kryeqytet me një aktivitet që promovon veshjet dhe tipare nga të gjitha trevat shqiptare./euronews.al

Të ngjashme