“Tirana sot”, Rama ndan foto nga Maratona e Tiranës

19:45 | 20 Tetor 2024
E.G

Në kryeqytetin shqiptar u mbajt sot Maratona e 8-të e Tiranës.

“Tirana sot”, shkroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa ndau në rrjetet sociale disa foto nga ky event ku u përfshinë rreth 5 mijë vrapues nga e gjithë bota.

Më herët Rama vlerësoi ekipin e bashkisë së kryeqytetit për organizimin e suksesshëm të Maratonës, duke e cilësuar atë si një nga realitetet më të bukura të Tiranës së re Evropiane dhe Turistike.

Rama theksoi se jo shumë vite më parë, maratona ishte një ambicie e shpallur nga bashkia e Tiranës, ndërsa sot është pjesë e denjë e stacioneve të klubit evropian të maratonistëve.

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, startoi në orën 09:00, nga sheshi “Skënderbej” me vrapuesit e parë në kategorinë “Marathon 42 km” dhe zgjati deri në 16:00.

Maratona u zhvillua në katër kategori kryesore: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too” 5 km.

Edicioni i tetë i maratonës mblodhi në kryeqytet rreth 5 mijë vrapues nga e gjithë bota, të cilët garuan në kategori të ndryshme.

Prej 8 vitesh, maratona është kthyer në një traditë për kryeqytetin./atsh

Të ngjashme