Tirana është përzgjedhur si fituese e titullit Qyteti Evropian i Sportit 2023, çmim të cilin e morën të martën në Bruksel.
Pjesë e komisionit të përzgjedhjes së qytetit evropian të sportit ishin presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe zv.ministri i Sportit Endrit Hoxha.
KOKSH përmes një njoftimi ka thënë se ky është një çmim shumë i rëndësishëm për aktivitetet sportive, kombëtare dhe ato ndërkombëtare që sipas komitetit, vitin tjetër do të jenë të shumta.
Ky çmim tregon më së miri vlerësimin ndaj sportit shqiptar si dhe arritjet e deritanishme të federatave dhe sportistëve olimpikë, shkruan KOKSH.
“Ky do të jetë një vit i mbushur me aktivitete sportive, përfshirë dhe ato të organizuara në kuadër të projektit ‘Ekipeve Sportive në Shkolla’, ku përfshihen sporti i volejbollit dhe basketbollit, i cili hapet zyrtarisht në datën 10 dhjetor me një festë masive në ‘Air Albania’”, thuhet në njoftim.
Ky çmim vjen pas një viti të suksesshëm të Tiranës si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.
Atentati me tre viktima në Shkodër, sot protestë nga PD-ja ...
Sot mbahet Konventa e PDK-së në Prishtinë
Moti sot me diell e vranësira
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...