Google ADS

Tirana përgatitet për 70-vjetorin e Çlirimit

19:48 | 5 Nëntor 2019
Arbresh.info

Pjesë e përgatitje për të kremtuar 70-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga nazifashizmi, janë edhe këto foto të heronjve të luftës të vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, të cilat kanë prodhuar debate të shumta.

Të ndarë në dy kampe si historianët ashtu edhe opinioni publik, këtë pamje të bulevardit e kanë komentuar në mënyra të ndryshme. Një pjesë e mbështesin ndërsa të tjerët jo. Pjesë e debatit është bërë edhe politika, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila komentoi fotot e vendosura jo në qytetin e saj.

“Fatkeqësisht në Tiranë në bulevardin kryesor të qytetit janë të varura shumica e atyre njerëzve që kanë persekutuar bërë edhe krime ndaj njerëzimit në sistemin komunist. Nuk mund të qëndroj në një vend edhe persekutorët dhe të persekutuarit”, u shpreh Ademi.

Ky qëndrim i Voltana Ademit nuk i ka shpëtuar vëmendjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Reagimi në Twitter me pak fjalë i Veliajt ishte:

“Kanë një shprehje epike tironcit “graj gamorin tat o goce”./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme