Numbeo – një website që njëkohësisht është një nga bazat e të dhënave më të mëdha në botë në lidhje me nivelin e jetesës, një indeks ku përfshihet krimi, çmimet e pronës, trafiku, shëndeti, ndotja etj, publikon renditjen e përvitshme të 327 qyteteve në botë.
Në prodhimin e indeksit të krimit, ky website merr për bazë krimet e dhunshme, krimet ndaj pronës, vjedhjet, por edhe perceptimin e qytetarëve apo të udhëtarëve në lidhje me sa i sigurt është një qytet për të ecur ditën apo natën.
Për vitin 2018, Tirana renditet në vendin e 117 nga 327 qytete të analizuara, duke qenë një qytet më i sigurt se shumica e kryeqyteteve Europiane.
Tirana ka një indeks krimi të barabartë me 39.47 dhe një indeks të përgjithshëm të sigurisë 60.53. Një renditje e shkëlqyer kjo për Tiranën e cila lë pas qytete si Londra apo Nottingham në Angli, Oslo në Norvegji, Berlini e Frankfurti në Gjermani, Madridi e Barcelona në Spanjë, Tuluza apo Parisi në Francë, Brukseli në Belgjikë, Melburni në Australi, Bolonja, Roma e Milano në Itali, Porto në Portugali apo Ankaraja në Turqi.
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...