Agjencia Evropiane e Mjedisit ka renditur kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën në top 10-shen e kryeqyteteve të Evropës me mbulimin më të madh urban me pemë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ka shtuar se Tirana i ka lënë pas Athinën, Beogradin, Brukselin e shumë qytete të tjera, përcjell Arbresh.info.
“Super lajm për Tiranën nga Agjencia Europiane e Mjedisit! Hidhi një sy këtij grafiku , për të mësuar se si *Tirana listohet në top 10-shen e kryeqyteteve të Europës me mbulimin më të madh urban me pemë* , duke lënë pas Athinën, Beogradin, Brukselin e plot qytete të tjera. Një arritje e jashtëzakonshme për gjithë punën e bërë në këto vite, me mbjelljen e pemëve të reja , si e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe të gjithëve”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Eshtë edhe një përgjigje për shpotitjet e atyre që, çudi si nuk lodhen së djeguri goma duke ndotur mjedisin në qendër të Tiranës, por mazallah se kapin një lopatë me dorë”, shtoi ai./Arbresh.info
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë