Gjatë javës që lamë pas 30 shoferë janë arrestuar në Tiranë dhe proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Janë ndëshkuar me masë administrative 575 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.
387 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.
1249 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Janë vendosur 805 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.
Sipas policisë vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet./tch/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...