Google ADS

Tirana mirëpret Konferencën rajonale të Interpol, Balla: Shqipëria është kthyer në kryeqytetin e Ballkanit

13:20 | 17 Prill 2024
E.G

Tirana do të jetë mikpritëse e konferencës rajonale evropaine të Interpol në datat 11 deri më 13 qershor 2024.

Drejtuesit e të gjithë Ministrive të Brendshme dhe të Policive të Shtetit të vendeve të Evropës do të mblidhen në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, i cili tha se tashmë Shqipëria është kthyer në kryeqytetin e rajonit të Ballkanit duke mirëpritur samite të rëndësishme.

“Shqipëria do të mirëpres konferencën rajonale evropaine të Interpol në datat 11-13 qershor në Tiranë. Ky është një vlerësim për Shqipërinë dhe për rezultatet e mira të arritur nga Policia e Shtetit kundër krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë. Ky është një moment që natyrshëm do të shërbejë edhe për mirëpritur në Shqipëri drejtuesit e Ministrive Të Brendshme dhe drejtuesit e Policive të Shtetit të të gjithë vendeve të Evropës dhe do të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit bilateral me të gjitha policitë e vendeve evropiane. Shqipëria është kthyer në kryeqytetin e Ballkanit ku mirëpret edhe samitet e BE dhe samitet e procesit të Berlinit dhe këtë herë edhe të Interpol”, tha Balla./rtsh.al/

 

Të ngjashme