Në të gjitha rrugët e kryeqytetit është rikthyer normaliteti, pas reshjeve të rrëmbyeshme që ranë me sasira të mëdha brenda një kohe të shkurtër.
Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe te ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.
Sikurse mund ta shihni dhe nga fotot, pranë çdo kryqëzimi në kryeqytet kanë qenë edhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë ekipet e emergjencës të cilët punuan për rikthimin në normalitet të rrugëve në kryeqytet. “Mirënjohje ekipeve të emergjencave të Qytetit të Tiranës, për rikthimin në normalitet të akseve të Tiranës pas rrebeshit të sotëm! Në punë minutash i kthehemi plotësisht rutinës së qytetit”, shkruan Veliaj./abcnews
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri