Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron pritet të zhvillojë të mërkurën një vizitë zyrtare në Tiranë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se pritja e zotit Cameron nga kryeministri Rama do të bëhet në selinë e qeverisë në orën 12:00, ndërsa të dy do të dalin para medieve në orën 13:00.
Ndërkohë Presidenca ka njoftuar se Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj në ora 14:30.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Cameron do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Me rastin e vizitës së sekretarit të jashtëm britanik Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit të Britanisë së Madhe.
Një fotografi e madhe që i uron mirëseardhjen Lordit Cameron është vendosur në korpusin qendror të Universitetit të Tiranës.
Sipas ambasadës britanike në Tiranë, “Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit”./rtsh.al/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...