Tirana u përzgjodh ndër 3 finalistet për çmimin europian mbi veprimtarinë transformuese gjatë vitit 2018.
Kryeqyteti shqiptar u vlerësua në mënyrë specifike për aksionin lidhur me rritjen e hapësirës së gjelbër urbane rreth qytetit. Tirana u vlerësua gjithashtu edhe për angazhimin e qytetarëve në aksionet e ndërmarra për transformimin e qytetit.
“Një pjesë e madhe e politikave të zbatuara gjatë kësaj kohe në qytetin e Tiranës kanë rënë në sy jo vetëm nga qytetarët e Tiranës por edhe përtej Tiranës”, tha Mazniku.
Për zëvendës kryebashkiakun e Tiranës, ky çmim i shkon të gjithë qytetarëve të Tiranës që morën pjesë në aksionin e pyllit orbital rreth e qark qytetit.
“Ne, gjatë sezonit të mbjelljeve, vitin që shkoi, prej muajit nëntor deri në muajin mars, prill arritëm të mbillnim më shumë se 126 mijë pemë”, deklaroi Mazniku.
Dy finalistet e tjera ishin Bolonja, për rritjen e angazhimit qytetar lidhur me rigjenerimin e komunave urbane dhe qyteti belg i Gentit, për transformimin e sistemit vendor të ushqimit nëpërmjet modeleve të qeverisjes pjesëmarrëse./tch
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...