Ambientet e jashtme të institucioneve publike, rrugët kryesore dhe dytësore, objektet e kulturës, monumentet dhe shatërvanet në Tiranë do të jenë në errësirë çdo ditë pas orës 20:00.
Këto janë disa nga masat e përshkruara në aktin normativ që u depozitua sot në Kuvend.
Gjatë verës, kondicioneri nuk duhet të gradohet në temperaturë më të ulët se 27 gradë Celsius, ndërsa gjatë dimrit nuk duhet të jetë më i lartë se 21 gradë.
Në projektligj, thuhet se klientët jofamiljare publike zbatojnë masat e nevojshme për reduktimin e konsumit të energjisë elektrike të godinave.
Ky akt normativ do të jetë në fuqi për aq kohë sa zgjat periudha e gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike dhe nuk është i zbatueshëm për institucionet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, shkollat, kopshtet, komisariatet e policisë dhe institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Dokumenti detyron klientët buxhetorë të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike të godinave të tyre, në masën 15%, krahasuar me muajin përkatës të një viti më parë, ndërsa në të kundërt do të gjobiten:
“Mosarritja e përsëritur në dy muaj e masës së kursimit të energjisë nga institucioni, shoqëria apo ndërmarrja konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet me gjobë, në masën 50 000 lekë. Masa administrative i vendoset titullarit të institucionit, administratorit të shoqërisë apo ndërmarrjes, që ka përgjegjësi administrimi pronën përkatëse”.
lnstitucioni që ngarkohet për zbatimin e këtij akti normativ është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OSHEE-së është ngritur struktura e posaçme “Task-Forca e Energjisë./TCH/
Beogradi do që t’i gjykojë krimet në Kosovë, por Brukseli dh...
“Plagët janë ende të hapura”- Greqia i kërkon dëmshpërblimet...
Fotot nga takimi i Kurti me Orav me rastin e dorëzimit të Ra...
Sinani e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i ma...
Jonida Vokshit i vdes babai
Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e nj...