Arkitektët e huaj e shohin Tiranën si një vend ku mungojnë hapësirat publike.
Të ardhur në Tiranë për herë të parë, si të ftuar në një konferencë ndërkombëtare, arkitekti holandez dhe ai rumun e kanë parë kryeqytetin shqiptar si tejet të ngarkuar më ndërtime.
Në një intervistë për Ora Neës, arkitekti hollandez Patrick Meijers tha se Tirana është një qytet i miksuar mes ngjyrave dhe të vjetrës, ndërsa theksoi se problematikë është urbanistika dhe hapësirat publike.
Patrick Meijers, arkitekt hollandez: Tirana është një qytet shumëngjyrësh dhe i vjetër, çka e bën të veçantë, por edhe të rrezikshme nëse do të ndërtosh një qytet me identitet të qartë. Mendoj se më e rëndësishme së arkitektura është urbanistika, pasi vë re mungesë të hapësirave publike, ose të mënyrës sesi mund të lidhet qendra e qytetit me pjesët e tjera periferike. Qytetarët nuk duhet të vijnë në qendër të qytetit ndaj duhet investuar në zonat jashtë qytetit.
Ndërsa arkitekti rumun Serban Tiganas u shpreh i impresionuar nga relievi malor që rrethon Tiranën, por ndau të njëjtin mendim në lidhje me mungesën e hapësirave publike.
Serban Tiganas, arkitekt: Ajo që më ka lënë shumë mbresa nga Tirana është relieve fantastik. Nga të gjitha anët ti mund të shohësh këto male të mrekullueshme. Ndërsa në lidhje me qytetin do të thoja se duhet më shumë koherencë në mënyrën sesi ndërtohet, për të respektuar dhe hapësirat publike.
Në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar, arkitektët u shprehën se fakti që ka njerëz që e duan atë godinë është e mrekullueshme, pasi në këtë mënyrë, ajo nuk do të shuhet kurrë./oranews
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...