Shankland, arkitekti anglez, ka thënë se një qytet pa banesa të vjetra është si një njeri pa kujtesë. E imagjinoni?
Një ndërtesë e vjetër që qëndron në këmbë, përballë teje, nuk e meriton të rrëzohet. Ajo është si një njeri i fortë që ka kaluar sfida e furtuna dhe ka kaq shumë për të treguar. Por cili është fati i këtyre banesave të vjetra në Tiranë?
Çdo ditë, shohim godina të reja që ndërtohen në kryeqytet duke lënë në hije dyert e ngrëna nga koha të banesave që kanë mbijetuar, nga dëshira e pronarëve të tyre apo pamundësia për të investuar.
Ato nuk vlejnë njësoj si shtëpitë në fshatrat turistikë të Shqipërisë që kthehen në bujtina, apo në botë që restaurohen për të ruajtur historinë. Megjithatë, disa prej tyre gjenden ne lagjet e vjetra të Tiranës.
“Kjo shtëpi është 150 vjeçare. Është pa tavan, pasi ashtu e kanë dashur familjet tiranase”, thotë Zihni Shatku, banor.
“Si shtëpi është bërë në 1932, ndërsa unë e kam blerë në 1937”, thotë Koço Vllahu, banor.
Për fat të keq, edhe kryefamiljarët e këtyre banesave të vjetra do të dëshironin të mos jetonin në to.
“Për rrethanat në të cilat jam unë, më mirë këtu të bëhet një pallat”, thotë Zihni Shatku, banor.
“Do pranonim ofertën për pallat”, thotë edhe Koço Vllahu.
Një varg shtëpish të vendosura në tregun çam, rrezikojnë të shemben. Shtëpia 100 vjeçare e Florentina Galanxhit, është shpallur monument kulture i kategorisë së dytë por shteti ndaj banesës nuk ka shfaqur më interes dhe kujdes.
Florentina jeton e vetme në të dhe me pensionin që merr është e pafuqishme ta restaurojë, pavarësisht dëshirës që ka. Ajo tregon se turistët ndalen përballë këtyre banesave, me kuriozitet për të mësuar rreth historisë së tyre.
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...