Këto 48 orët e fundit rrugët e Tiranës kanë qenë ‘të mbushura’ me shkelje nga drejtuesit e automjeteve. Policia Rrugore Tiranës njofton se ka vendosur mbi 2 mijë gjoba në dy ditët e fundit, ku nuk mungojnë shkeljet nga më të rënda siç është edhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.
23 shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, nga të cilët 7 në gjendje të dehur, 15 të pa pajisur me leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Gjithashtu, janë pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat: 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionte nga 155km/h deri në 175 km/h, 2 për mos bindje ndaj shenjës së ndalimit, 5 për largim nga vendi i aksidentit dhe 2 për shkelje të tjera.
Gjobat
-Proceduar me masë administrative 287 drejtues mjetesh për mos përdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit.
-123 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.
-122 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.
-42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
-57 drejtues mjetesh të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.
-562 mjete dhe drejtues mjetesh, për ndalim pushimi dhe qëndrimi.
-Verifikuar 46 ankesa të adresuara nga qytetarët nëpërmjet Komisariatit Dixhital dhe forma të tjera, në funksion të të cilave janë vendosur 67 masa administrative, kryesisht për parkime të gabuara.
-Si dhe janë vendosur 789 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor./tch
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...