Indeksi i ndotjes në Shqipëri në dy vitet e fundit është përkeqësuar. Ky është përfundimi në të cilin arrin një studim i kryer nga Numbeo.com.
Qytetet më të ndotura në Shqipëri vazhdojnë të jenë midis trekëndëshit Tiranë, Durrës dhe Elbasan ndërsa ambientalistët vërejnë se pavarësisht disa përmirësimeve, situata është shqetësuese.
Kryesisht ndotësit më të mëdhenj janë makinat, cilësia e karburantit dhe ndërtimet.
Për sa i përket Elbasanit, industria e rëndë gjithashtu vazhdon të jetë faktor ndotës.
Pesha më e madhe e ndotjes është e përqendruar në ajër, por nuk mbetet pas ndotja e ujit e cila gjithashtu ka rol të rëndësishëm në mjedis.
Në Shqipëri politikat kundër ndotjes përgjithësisht kanë rezultuar joeficiente./t.ch
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima