Google ADS

Tirana dhe Durrësi të marrin shembull nga Shijaku. Rama ‘kritika’ Veliajt

10:38 | 22 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

POGRADEC- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryetarët e bashkive në Pogradec. Ai bëri një analizë të punës së çdo bashkie.

Rama ka shpallur katër bashkitë shembull sipas tij në lidhje me funksionimin dhe menaxhimin e territorit. Katër bashkitë e përmendura nga Rama janë Lezha, Pogradeci, Mati dhe Shijaku, ndërkohë që mori si shembuj që duhet të mësojnë nga kjo e fundit, bashkitë e Durrësit dhe Tiranës.

“Shkoni shikoni bashkinë e Matit për të kuptuar se çfarë mund të bëjë individi kur nuk e harron në asnjë ditë pse është aty dhe kush e ka çuar aty dhe kur përpiqet të lerë gjurmë me punën që bën. Ne patëm një proces shumë të vështirë dhe kompleks që ka vënë në vështirësi shumë shtete më të avancuara, siç ishte rindërtimi nga tërmeti. Bashkia më shembullore e të gjitha bashkive është Shijaku sa i përket rindërtimit. Përfshi edhe Tiranën. Ka pasur një përgjigje të institucionit në çdo hap, sikur të ishte një institucion perëndimor. Si ndodhi kjo? Mos vallë erdhën nga Gjermania dhe Franca që Bashkia e Shijakut nuk ka shkelur asnjë afat në bërjen e dokumenteve, në inventariziin e dëmeve, në dhënien e bonuseve, etj? Shumica e atyre që punjnë aty janë ata që punonin më herët. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi”, tha Rama.

Ai shtoi se dy bashkitë e mëdha Tirana dhe Durrësi nga pikëpamja e funksionimit në këtë proces, pavarësisht se kanë shumë problematika, kanë çfarë të mësojnë nga Bashkia e Shijakut./Noa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme