Kryeqyteti i Shqipërisë sot është nikoqir i takimit përgatitor para Samitit të Brdo-Brionit, ku të ftuar janë Presidenti Hashim Thaçi, Presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Rrugët e Tiranës janë zbukuruar me flamuj evropianë, derisa aty priten mysafirë nga rajoni dhe shefja e BE’së për politika të jashtme.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka raporte të mira me presidentin serb, mirëpo, derisa ky takim në Tiranë dhe vizita zyrtare e Vuciqit në kryeqytetin shqiptar ishte paralajmëruar javë më parë, zyra e Lëvizjës Vetëvendosjes ka organizuar protestë atje.
Ekipi i Televizionit 7 që sot po qëndron në Tiranë raporton se gjendja deri tash është shumë e qetë. Presidenti Thaci tashmë ka arritur në Shqipëri dhe atje ka pasur një takim të shkurtër me homologun e tij, Ilir Meta.
Ndërkaq, Mogherini arrin në zyrën e Ramës në orën 16:30 e një orë më vonë ajo e takon Thaçin.
Presidenti serb pritet që të arrijë në Tiranë rreth orës 18:00, atëherë kur është paralajmëruar edhe protesta kundër ardhje së tij, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ndryshe, zëdhënësja e Zyrës së Mogherinit, Maja Kocijanciq, ditë më parë ka thënë se shefja e saj do të provojë që të ulë bashkë në tryezë Thacin e Vuciqin, megjithatë primare për ndërmjetësuesen e dialogut është që të hiqet taksa që Kosova i ka vënë produkteve serbe dhe boshnjake.
Pjesëmarrës të tjerë në këtë takim janë edhe tre anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović and Željko Komšiq;
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq. Presidenti në shkuarje i Maqedonisë Veriore, Gjorgje Ivanov, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij.
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitaroviq dhe presidenti slloven, Borut Pahor së bashku me Presidentin Meta do ta presin samitin dyditorë. /Express/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit