Tirana “blindohet” para finales së madhe të Conference League

14:16 | 25 Maj 2022
A Z

Tirana është “blinduar” nga policia dhe FNSH për shkak të frikës për trazira në finalen e sotme e Conference League mes skuadrave Roma-Feyenoord në stadiumin Air Albania.

Pothuajse të gjitha rrugët e Tiranës janë të bllokuara dhe janë kthyer në pedonale për këmbësorët.

Ditën e sotme për shkak të fluksit të ndeshjes në Tiranë policia e Elbasanit ka vendosur t’i vijë në ndihmë Policisë Tiranë duke i dërguar një autobus me efektivë policie në mbështetje të kolegëve në Tiranë.

Mësohet se bëhet fjalë për policë rendi si dhe për 3 grupe të “Shqiponjave”. Duke marrë parasysh që dhe Elbasani është bashki e madhe e cila do të mbulohet me gati gjysmën e efektivëve që ka në dispozicion, efektivët e mbetur do punojnë me 4 turne. /abcnews.al/

Të ngjashme