Kryeqyteti shqiptar, Tirana tashmë ka autobusët e parë elektrikë.
Në fjalën e tij në këtë event, kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se bëhet fjalë për një nismë të rëndësishme, e realizuar njëkohësisht me bashkitë e vendeve perëndimore.
“Ky është një tjetër modernizim për Tiranën, ndaj le ta lehtësojmë këtë sipërmarrje. Ajo që po bëjmë sot në Tiranë disa ditë më parë është bërë në Paris”, ka deklaruar ai, shkruan Top Channel.
Ai ka shtuar se bashkia sapo ka liçencuar kompaninë e parë të makinave elektrike, të cilat sipas tij do të ndikojnë në uljen e ndotjes.
I pranishëm në këtë prezantim, ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se përdorimi i autobusëve elektrikë do të adresojë një sërë çështjesh, që nga lehtësimi i trafikut e deri tek ulja e ndotjes.
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...