Tirana bashkon artistët e njohur për të promovuar pikat turistike të qytetit

19:00 | 28 Qershor 2020
Arbresh Info

Bashkia e Tiranës do ta ndihmojë turizmin vendas përmes një nisme të veçantë. Tetë nga artistët më të njohur e më të dashur për publikun do të promovojnë përmes një video-klipi muzikor tetë pikat më të veçanta kulturore e natyrore të Tiranës.

Bashkia e Tiranës do ta ndihmojë turizmin vendas përmes një nisme të veçantë. Tetë nga artistët më të njohur e më të dashur për publikun do të promovojnë përmes një video-klipi muzikor tetë pikat më të veçanta kulturore e natyrore të Tiranës.

Në shenjë mirënjohje, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim artistët Eneda Tarifa, Kejsi Tola, Mariza Ikonomi, Orgesa Zaimi, Lorenc Hasrami, Marjona Metohu, Stivi Boka, Josefina Simoni dhe 4 pjesëtarët e bandës live Ergys Myftari, Ervis Caushi, Arjan Gjici dhe Hektor Duri.

“Jam superkrenar për 8 artistë të mrekullueshëm dhe grupin e instrumentistëve, njerëz që e duan të bukurën, teksa promovojmë 8 vende shumë të bukura në Tiranë. Pushimet e verës po afrojnë e me situatën e COVID-it lëvizjet do jenë të kufizuara. Është një moment ideal jo vetëm për të bërë pushimet në Shqipëri, por edhe për të bërë pushime në Tiranë, për të zbuluar vende të reja, që ndoshta shumica e njerëzve as nuk e dinë që ekzistojnë”, tha Veliaj.

Ai zbuloi edhe detaje nga ky projekt, që synon të rigjallërojë turizmin vendas dhe ekonominë lokale.

“Shpresoj që me këtë edicion të Tirana Sessions, ku secili do shohë artistin apo artisten e preferuar në një vend ku as ndoshta nuk e dinte ku binte, por prej këtij kurioziteti do zbulojë që ishte shumë afër shtëpisë së tij në Tiranë. Është një mundësi për të dalë pak edhe nga mentaliteti i karantinës, për të eksploruar vende të reja, për të kaluar një kohë cilësore me miqtë, në një situatë ku të gjithë po inkurajohemi të jemi më pranë natyrës, pse jo për të shpenzuar dhe sjellë pak ekonomi në disa zona rurale, ku nuk ka hotele me pesë yje, nuk ka restorante luksi, por ndihmojmë një biznes familjar. Duke Bujtur në një bujtinë ke kontribuar për ushqimet e asaj familje, për veshjet ose librat e shkollës të fëmijës së asaj familjeje”, tha Veliaj.

Artisja e njohur, Eneida Tarifa shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për këtë nismë për promovimin e 8 vendeve të mrekullueshme në kryeqytet. Tetë ‘cover’ të huaj, tetë atraksione dhe tetë këngëtarë arritën të sjellin një kolazh mbresëlënës për qytetin e Tiranës, duke na dhuruar një kartolinë mjaft të bukur kudo në botë e për këdo që do të shijojë së afërmi bukuritë e vendit tonë. /atsh

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme