“TikTok do mbyllet”, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, do na duhen 6-8 javë

14:05 | 30 Dhjetor 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nuk do të tërhiqen nga vendimi që është marrë për mbylljen e TikTok në Shqipëri.

Në konferencën e fundvitit që po mban me gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh:

“Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 deri javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”.

Njoftimi për mbylljen e platformës për një vit u njoftua disa ditë më parë në prezantimin e planit të ri të veprimit të sigurisë në shkolla. Kreu i qeverisë tha se pas një viti, do të shihet se si do të veprohet./abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme