Qeveria shqiptare ka propozuar në Kuvend disa ndryshime në ligjin për shtetësinë shqiptare ku parashikohet heqja e disa kritereve për përfitimin e saj.
Të huajt nuk do të kenë më si kusht të dinë gjuhën shqipe për të përfituar nënshtetësinë shqiptare në rast se kanë lindur fëmijë gjatë qëndrimit të rregullt në vendin tonë.
Në nenin 1 të projektligjit çdo fëmijë i lindur në Shqipëri do të ketë të drejtë të përfitojë shtetësinë në moshën madhore me pëlqimin e të dy prindërve me shtetësi tjetër të cilët kanë qëndruar në mënyrë të ligjshme në territorin shqiptar.
Të drejtën për nënshtetësi shqiptare mund ta marrin edhe prindërit e fëmijës së lindur në vendin tonë nëse kanë banuar në mënyrë të vazhdueshme në territorin e Shqipërisë për të paktën tre vite pavarësisht nëse e dinë apo jo gjuhën shqipe.
“I huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni, (gjuha) nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet”, thuhet në projektligjin e propozuar.
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...
Zgjedhjet 2025, Çitaku: Përgjatë fushatës kemi përgatitur 17...
Zgjedhjet gjermane 2025 – kush është përpara në sondazhe?
Hamza: Koha të punojmë së bashkë për ta bërë Kosovën ma të m...
Spitalet e Turqisë po iu kërkojnë pagesa private pacientëve ...
Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital