Ngjarjet që ndodhën ditën e sotme në Bularat akoma nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare nga vendi ynë.
Pikërisht për këtë shumë komentues kanë kërkuar nga Rama që t’ju përgjigjet thirrjeve anti-shqiptare.
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve me anë të komenteve në Facebook.
Në një koment, Rama ka shkruar se Shqipëria nuk përgjigjet më arkmorte dhe as me provokator varrimesh.
PËRGJIGJA E RAMËS
Komenti: Nderhy zoti Rama Te lutem sepse u flliqem si shtet,vjen greku na provokon,tregoja vendin dhe tregoja vlerat tona si komb
Përgjigja nga Rama: Vlera jone sot? Pikerisht ajo qe disave ketu u duket gabimisht si dobesi. Shteti yne s’lufton as me arkmorte dhe as me provokatore varrimesh. Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku. Patriotizmi nuk eshte te urresh tjetrin e gjuhen e tij, po te duash vendin e gjuhen tende.
Dhe zotrote mos e perdor termin “greku”, se eshte po kaq e neveritshme sa kur te pagdhendurit ne anen tjeter, thone “shqiptari”!
Minoriteti grek, njerezit e mire te minoritetit e te Bularatit, nuk jane “greku”, po jane qytetare te respektuar e te pazevendesueshem te Shqiperise.
E ti qe as emrin s’merret vesh si e ke, rri pa merak se Shqiperia nuk “flliqet” nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba!
Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre – nje komb qe i ka dhene shume njerezimit; nje popull qe s’ka qene e s’mund te jete kurre armiku yne; nje vend ku shqiptaret kane gjetur strehe, njesoj siç kane gjetur greket strehe tek ne dhe qe edhe ai, si çdo vend, ka taksiratin te kete derrat e gomeret e vet. /albeu.com/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...