Google ADS

Thirrja e opozitës shqiptare: Më 26 maj në protestën më të madhe, rrëzojmë qeverinë e krimit!

14:57 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Në një dalje për mediat pas takimit me aleatët kreu i PD-së, Lulzim Basha ftoi të gjithë shqiptarët në një protestë që do të mbahet të shtunën e ardhshme më 26 maj.

Basha u shpreh se fton qytetarët që të protestojmë së bashku për largimin e Fatmir Xhafajt, për largimin e atyre që ai i quajti kriminelë si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt.

Basha theksoi se është momenti për t’i thënë ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafajt.

Fjala e plotë

Sot duhet të kemi një Ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve.

Jo një polici që rrëmben në mes të natës Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.

Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë.

Ka nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe me kriminelë as polici i thjeshtë dhe as Ministri i Brendshëm.

Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për drejtësi të vërtetë dhe jo fallso.

Për drejtësi të barabartë për të gjithë. Për drejtësi që nuk kursen asnjë politikan.

Të gjithë ne pavarësisht kujt parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në radhë të parë shqiptarë. Mbi të gjitha ne duam Shqipërinë. Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë. Një Shqipëri europiane.

Një Shqipëri ku ka mundësi dhe dinjitet për të gjithë. Tani është momenti të mos e shtyjmë më.

Ne nuk mund të humbasim më kohën dhe energjitë tona çdo ditë duke u marrë me kriminelin e radhës në politikë. Është koha t’u themi sot ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin. Është koha që të mbyllim një herë e mirë kapitullin e krimit në Shqipëri. Që të hapim kapitullin e shëndetësisë, të arsimit, të investimeve të huaja, të punësimit. Ndaj ne i ftojmë të gjithë qytetarët të protestojnë për t’i thënë ndal krimit dhe drogës. Ne mund ta bëjmë këtë gjë. Ne e kemi bërë këtë gjë.

Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën

Edi Rama e mbrojti por ne e larguam Arben Ndokajn

Edi Rama e mbrojti por ne larguam Mark Frrokun

Edi Rama e mbrojti por ne larguam Elvis Roshin

Edi Rama e mbrojti por ne larguam Saimir Tahirin

Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë.

Qëndrimi i Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, është goditje për drejtësinë. Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.

Edhe Partia Socialiste ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë më mirë se Fatmir Xhafaj.

Ndaj ftoj në protestë ftojmë edhe socialistët e ndershëm Partinë e të cilëve Edi Rama ja u rrëmbeu dhe ja u ka lënë peng të krimit dhe të drogës.

Prej katër vjetësh Edi Rama u dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin. Por ne kemi treguar në këto katër vjet se ne jemi më të fortë se krimi, jemi më të fortë se Edi Rama. Pushteti u takon njerëzve dhe jo ministrave. Pushteti është i popullit dhe jo i kryeministrit.

Nuk ka ndryshuar BE siç gënjeu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima. Klima është e njëjta.

Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin

Nuk hapen negociatat pa e ndare qeverisjen nga krimi

Nuk hapen negociatat kur qytetaret e pafajshem plasen ne burg por kur Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge.

Ky ka qene mesazhi i Brukselit dhe vendeve anëtare tash 5 vjet.

Ky është akoma më I fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit te Sofjes.

Klima nuk ka ndryshuar. As BE dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa. Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është pengesa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, për pushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa. Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të cliruar nga qeveria e lidhur me krimin.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij.

I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimt me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.

Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më anti europiane.

Së bashku do ja dalim!

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/thirrja-e-opozites-shqiptare-se-bashku-ne-protesten-me-te-madhe-me-26-maj-537873/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme