Thirrja e ISHP për shqiptarët: Shmangni daljet e panevojshme, bëni pazar për 1 javë

17:36 | 16 Maj 2020
Arditë Shkodra

Instituti i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve për më shumë ndërgjegjësim dhe kujdes për të mbrojtur vetën dhe familjarët në mënyrë që vendi të mos jetë i detyruar të kalojë një valë të dytë infeksioni dhe të rikthehet sërish pas me hapjen graduale që është bërë deri në këto momente.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Në këtë situatë të lehtësimit të masave, kemi rritur vigjilencën për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID-19 si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdoni të respektoni distancimin fizik dhe të mbani higjienën personale. Praktika për t’u ndjekur dhe shmangur në mënyrë që të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19”, shkruan ISHP në facebook.

ISHP këshillon qytetarët që të shmangen sa më shumë daljen e panevojshme dhe nëse kanë mundësi të bëjnë furnizimet e pazareve për një javë në mënyrë që të shmangen kontaktet dhe grumbullimet në markete e tregje, ndërsa distancimi fizik prej të paktën 1 metër duhet të jetë gjithmonë i pranishëm.

Këshillat e ISHP për qytetarët

Qëndroni të sigurt nëse duhet të dilni nga shtëpia për qëllime thelbësore sikurse janë vajtja në pazar apo farmaci:

Nëse është e mundur kufizoni daljen dhe provoni mundësitë online

Vizitoni sa më pak vende të jetë e mundur

Merrni furnizime për të paktë një javë

Mbani të paktë 1 metër distancë nga të tjerët

Lani duart para dhe pas

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme