Vazhdojnë hetimet për vrasjen e të riut në Shkodër nga xhaxhai i tij.
Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një debat për oborrin e përbashkët.
Ngjarja e djeshme mund të kishte ndodhur edhe para katër vitesh pasi Bujar Kuçi ka tentuar që të vrasë nipin e tij.
61- vjeçari kishte siguruar një çifte nga një shok i tij dhe prej disa kohësh e mbante në shtëpi. Sërish debati ka qenë i njëjtë, për çështjen e oborrit.
Mirsad Kuçi dhe Bujar Kuçi kanë debatuar mes njëri-tjetrit dhe pas debatit xhaxhai ka marrë çiften që posedonte dhe e ka vendosur në dritaren e shtëpisë së tij, shkruan Panorama.
Nga dritarja, ai ka tentuar që të qëllojë mbi nipin e tij, por nuk ka arritur që të shkrehë armën e gjahut, pasi nuk ka ditur ta përdorë ashtu siç duhet atë.
Në atë kohë, policia arrestoi 61- vjeçari, si dhe i sekuestroi armën që e kishte pa leje.
Por, atë që nuk arriti të çonte deri në fund katër vite më parë, fatkeqësisht Bujar Kuçi e ka realizuar dje duke qëlluar me thikë mbi djalin e vëllait të tij.
Mirsadi ishte djali i vetëm i Faik dhe Fatmira Kuçit, të cilët kanë dhe dy vajza.
Nga ana tjetër, Bujar Kuçi rezulton më parë i divorcuar, ndërsa ka dhe një djalë bashkëmoshatar me djalin e vëllait të tij, të cilin e vrau me thikë pas debatit për parkimin e makinës para oborrit.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...