Theret me mjet prerës një 15-vjeçar në një shkollë në Tiranë

14:35 | 19 Shtator 2024
R J

Është therur me një mjet prerës një 15-vjeçar në një shkollë në Tiranë.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur nga një bashkëmoshatar i tij, gjë e cila policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal”.

“Ditën e djeshme, në ambientet e një shkolle private në rrugën “Filip Shiroka”, 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës. I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme