Google ADS

Ther me thikë bashkëshorten në sy të djalit

22:37 | 27 Maj 2018
Trina Galanxhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 57 vjecar ka vrarë me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17 vjecar.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në katin e parë të një pallati në Piaçenca të Italisë, ndërsa shqiptari ka qëlluar tre herë në fyt gruan e tij 52-vjecare.

Krimi ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit në kuzhinë, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij në sy të djalit të tyre, raportojnë mediat italiane.

Djali telefonoi policinë, ndërsa shqiptari u vetëdorëzua disa çaste pas krimit në stacionin policor të Piaçencës. Nuk dihen ende identiteti i viktimës dhe autorit, por çifti kishte pasur shumë grindje kohët e fundit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme