3 janë jetët që u shuan mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Tv Klan raporton se Fatbardha Lelaj nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.
53-vjeçarja udhëtonte me bashkëshortin e saj 54-vjeçar Sokrat Lelaj, punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të ëmën e saj 78-vjeçare Bylyre Salaj, kur u përplasën me një tjetër makinë. Efektivi dhe nëna e gruas gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orë 20:20 pranë fshatit Buzëmadh të Fierit.
Efektivi i FNSH u përplas me një tjetër makinë që drejtohej nga një 43-vjeçar. Ky i fundit udhëtonte me bashkëshorten dhe vajzën e tyre 6-vjeçare. Të tre këta të fundit mbetën të plagosur.
Sa i përket shkaqeve të aksidentit të rëndë, dyshohet se ai ndodhi si pasojë e një parakalimi të gabuar dhe lagështisë në rrugë./tvklan.al
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?