Ka ikur koha kur udhëtimi me buxhet të limituar nënkuptonte qëndrimin në bujtina që ofrojnë akomodime jo cilësore.
Në një artikull të botuar në revistën amerikane “The Travel” thuhet se aktualisht turistët mund të shijojnë akomodime të rehatshme në destinacione mahnitëse pa shpenzuar shumë para.
Kjo media ka renditur 10 vendet më të lira në botë për pushime të paharrueshme. Shqipëria është një perlë e fshehur për turistët me buxhet të limituar, të cilët kërkojnë një destinacion për t’u arratisur.
Çmimet e hoteleve në vendin tonë janë tepër të ulëta në krahasim me destinacionet e tjera të njohura evropiane. Plazhet mahnitëse, malet piktoreske dhe historia e pasur e Shqipërisë e bëjnë atë një vend ideal për pushime ekonomike.
Vizitorët mund të eksplorojnë qytetin historik të Beratit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ose të ecin nëpër Alpet e bukura shqiptare.
Shqipëria është gjithashtu e njohur për gastronominë, duke përfshirë ushqime të freskëta deti dhe verën e prodhuar në vend. Vendi ynë është një destinacion që ofron akomodime të përballueshme dhe peizazhe mahnitëse./Klan News
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...