Vera po mbaron, por ka shumë që zgjedhin fundin e saj për të pushuar. Ndaj gazeta e njohur britanike “The Times” ka bërë një renditje të 24 destinacioneve jo shumë larg dhe më të mira për pushime në periudhën e fundit të Gushtit ose në fillim të Vjeshtës.
Mes tyre është edhe Shqipëria. “The Times” citon se vendi ka një pozicion unik mes Korfuzit të Greqisë dhe Kroacisë, dy destinacione të njohura për britanikët.
Për Shqipërinë thotë se e kanë cilësuar shpesh si “Greqia 20 vjet më parë” apo “Mesdheu i pazbuluar”. I konsideron si avantazhe të vendit natyrën e pacënuar dhe temperaturat e Shtatorit deri në 28 gradë Celsius dhe hotelet me çmime të përballueshme në plazh duke e bërë një zgjedhje të shkëlqyer pas verës.
“The Times” sugjeron që vendi të vizitohet përpara mesit të Tetorit për të gjetur ende të hapura klubet e fundit në plazh dhe zhurmën buzë detit.
Jo vetëm kaq, pasi sipas gazetës britanike Shqipëria rezervon në brendësi vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Gjirokastra e gurtë apo dhe rrënojat në Parkun Kombëtar të Butrintit.
Rekomandohet Riviera Shqiptare ku nuk mungon një sugjerim për Ksamilin me plazhet e mrekullueshme dhe rërën e bardhë.
Përveç Shqipërisë në listë janë edhe një sërë destinacionesh në Itali, Spanjë, Greqi, Portugali, etj. /Tv Klan
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...