Google ADS

‘The Telegraph’: Rruga e “re” e shqiptarëve për të shkuar në Britani

01:29 | 26 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një rrugë në rritje e emigrantëve të paligjshëm nga Spanja drejt Britanisë së Madhe po njeh gjithnjë e më shumë rritje.

Statistikat tregojnë se shifrat janë rritur me tre herë vitin e fundit. Deri më tani, 1,251 njerëz janë arrestuar nga autoritetet britanike në përpjekje për të shkuar në Portsmouth, Hampshire, këtë vit, deri në fillim të shtatorit, krahasuar me 436 persona të ndaluar gjithsej në vitin 2016, shkruan gazeta britanike “Telegraph”.

“Brittany Ferries”, e cila drejton rrugën nga Bilbao në Portsmouth, ka bërë thirrje për sigurinë e porteve në Spanjë për të ndaluar shkelësit që vazhdimisht përpiqen të hipin në anije.

Një zëdhënës i “Brittany” tha se shumica e atyre që janë të përfshirë janë shtetas të rinj shqiptarë, të cilët janë “të mirëorganizuar” dhe në mënyrë të përsëritur i drejtojnë perimetrit të portit në Bilbao.

Linja funksionon dy herë në javë nga Bilbao në Portsmouth dhe anasjelltas.

Brittany Ferries tregon se 99 ndalime janë bërë nga stafi në portin e Bilbaos, Spanjë, ose në Portsmouth apo Poole në Britani, në dy javët e para të këtij muaji.

Zëdhënësi i Brittany shtoi: “Bilbao mbetet një objektiv tërheqës për bandat kriminale”.

“Në Bilbao, një shkelje e portit trajtohet si një kundërvajtje civile dhe shkelësit thjesht lëshohen për t’u përpjekur përsëri.”

Muajin e kaluar gazeta spanjolle El Pais raportoi se një faktor kryesor në rritjen e ndalimeve ishte çmontimi i të ashtuquajturit “Jungle Calais”, ku shumë shtetas të huaj kishin ngritur kampin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme