Sërish një media e njohur britanike dhe sërish flitet për kokainë të kontrolluar nga mafia shqiptare, Duket se niveli në rritje i kriminaliteti në rradhët e shqiptarëve të vendosur në Londër, është kthyer në një shqetësim madhor për autoritetet britanike dhe jehona në media është e pashmangshme.
Pas “Daily Mail” e “The Times”, këtë të mërkurë është radha e “The Sun”, që ka shkruar një artikull të gjatë për një kartel kokaine tërësisht shqiptar të vendosur në lindje të Londrës dhe që kontrollon sipas prestigjiozes britanike pjesën më të madhe të tregut të drogës.
“Gangsterët shqiptarë nga karteli famëkeq ‘Hellbanianz’ mburren në Instagram me fitimet e kokainës së tyre, që e shesin në Londër dhe bëjnë para të thata”, shkruhet në hyrje të artikullit.
“Karteli famëkeq është një nga bandat që dominon tregun e drogës, duke bërë miliona paund në vit dhe baza e tyre është Barking, Londra lindore”, vijon artikulli.
Sipas policëve, karteli famëkeq “Hellbanianz” janë bërë grupi i tretë më i madh i kriminelëve të organizuar në vend sipas shtetësisë në tre vitet e fundit, duke rritur pjesëmarrjen e tyre në treg me 42 për qind. Hellbanianz” janë të bazuar në Barking, East London, dhe videot në Instagram tregojnë ata duke drejtuar makina të performancës së lartë, të rrethuar nga mijëra paund.
Burimet e policisë thonë se “Hellbanianz” qëndrojnë gjithashtu pas dhunës në rritje në Londër, pasi përplasjet me rivalët janë shtuar. Ata vitin e kaluar ishin protagonist të një lufte brutale me thikë në Sheshin Qendror të Londrës në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë./gsh/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...