“The Indipendent” i ka kushtuar këtë të dielë një artikull të gjatë Shqipërisë dhe problemeve të saj me trafikimin e lëndëve narkotike.
Borzou Daragahi, një korrespondent i gazetës që prej vitit 2002 kryesisht ka mbuluar çështjet e Lindjes së Mesme, Afrikës, por dhe Europës shkruan se Gangsterët shqiptarë konsiderohen si trafikantët më të mëdhenj në botë për keroinën, kokainën apo kanbisin. “Zyrtarët amerikanë dhe ata europianë e kanë cilësuar Shqipërinë si furnizuesin e madh të kanabisit në Europë e njëkohësisht edhe si një pikë e rëndësishme tranziti për keroinën dhe kokainën. Bazuar në vlerën monetare të drogës së kapur, ka vlerësime se vetëm marijuana gjeneron 4 miliardë dollarë, gjysma e GDP-së së Shqipërisë”, shkruan gazetari.
Në reportazhin e tij, ai citon emra, ndërsa i referohet njëkohësisht edhe shumë zyrtarëve, që nuk kanë dashur të identifikohen.
“Zyrtarët e rojes bregdetare, të cilët kërkuan që emrat e tyre të mos përmenden, thonë se duhet te jënë të kujdeshëm. Trafikantët janë shpesh të armatosur , edhe pse nuk i kanë përdorur kundër rojave bregddetare”, shkruan ai.
Më tej, artikulli vijon:
“Vitet 2015 – 2016 ishin të tmerrshëm,” thotë një zyrtar i lartë i rojës bregdetare. “Ishte Kolumbi”.
Në artikullin e publikuar pasditen e së dielës nga gazeta britanike, thuhet gjithashtu se sipas zyrtarëve shqiptarë, vetëm 10% e drogës që qarkullon brenda dhe jashtë vendit, arrin të kapet, ndërkohë që gazetari citon një diplomat të huaj perëndimor i thotë se se ky numër nuk shkon më shumë se 5%, duke u lënë trafikantëve një pasuri të madhe, që lëviz nga Roterdami në Izmir.
“Trafikantët e sofistikuar janë bërë aq të fuqishëm, sa që kanë lidhje në të gjithë botën”, thotë Alfonc Rakaj, një studiues mbi çështjet e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
“Është Kolumbia e Europës”, thotë një diplomat perëndimor. “Është prodhuesi dhe shpërndarësi i drogës në Europe. Është një narko shtet dhe ata do të humbasin shumë para duke dalë nga trafiku për të hyrë në BE”, thuhet në artikull.
Duke cituar sërish zyrtarë të BE, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur në reportazh thuhet gjithashtu se Shqipëria nuk është më një vend kultivimi, por ëhstë bërë një qendër investimesh, shpërndarjeje dhe rekrutimi.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...