Prestigjiozja britanike ‘The Guardian’, në një artikull të fundit ka vendosur t’iu sugjerojë lexuesve të saj vende të bukura për të pushuar tani gjatë verës. Mes 40 plazheve më të bukura në Evropë nuk kishte si të mungonte një plazh në Shqipëri dhe ai është Porto Palermo në Vlorë.
Në artikull thuhet se Qeparo është një fshat magjik plot me ngjyra mahnitëse dhe plazhe të fshehura. Ndërsa për plazhin në Porto Palermo shkruhet se është i bukur dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë.
“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth.
Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor të afërt, në krye me një kështjellë 200-vjeçare”, – thuhet ndër të tjera në artikullin e ‘The Guardian’./lapsi/
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...